Javier Pastore do të jetë një futbollist i Romës vetëm deri në muajin janar.
Mesfushori argjentinas pritet të largohet nga kryeqyteti italian pasi ka dështuar të përshtatet me lojën e Giallorosëve.
Pastore iu bashkua Romës vitin e kaluar nga PSG, por që nuk ka arritur të lë gjurmë me fanellën e verdhekuqëve.
Roma ishte gati ta shiste atë edhe në afatin kalimtar veror, por që nuk mbërriti oferta e duhur në klub.
Mediat italiane tani kanë raportuar se e ardhmja e argjentinasit duket se do të jetë në Superligën e Kinës.
Arsyeja është se vetëm skuadrat kineze mund t’i ofrojnë argjentinasit pagën e tij prej 4,5 milionë euro në vit. /Telegrafi/