Telegrafi

Pastërtia nuk është gjithmonë e shëndetshme

Para se të blini produktin më të ri për pastrim, shikoni nëse përmban fenol (mund të zëvendësohet me ujë dhe limon), formaldehid (mund të zëvendësohet me boraks) , benzen (mund të zëvendësohet me uthull), hidroks-natriumi (mund të zëvendësohet me sodë bikarboni), pasi që këto substanca janë më të rrezikshme për shëndet.

Në fakt, në një ambient ideal me pastërti maksimale- fëmijët bien në kontakt me disa baktere gjatë ditës- dhe kështu organizmi i fëmijës bëhet më i dobët, më i rrezikuar dhe më jorezistent, prandaj fëmijët kanë prirje më të madhe për infeksione, alergji dhe sëmundje astmatike në një ambient të këtillë

Duke mbytur bakteret rrezikshme për shëndet, ekspertët paralajmërojnë se ne i mbysim edhe ato të cila kanë efekt ‘miqësor’. Dhe ajo që është më e rrezikshme, në shkaktojmë kundërefekt- bakteret adaptohen në preparatet e fuqishme antibakterore dhe bëhen gjithnjë e më shumë rezistente dhe shumohen në lloje të reja më të rrezikshme. /Telegrafi/