Site icon Telegrafi

Pasojat rrëqethëse nga tërmetet, Tajvani rrezikohet nga cunami pas dy dridhjeve brenda 24 orëve – shkatërrohen ndërtesat, urat e hekurudhat

Një tërmet me fuqi shkatërruese prej 6.7 shkallë të Rihterit, ka goditur sot Tajvanin. Është tërmeti i dytë më i fuqishëm që po ndodhë brenda 24 orëve.

Tërmet ndodhi në një thellësi prej 7.3 kilometra me epiqendër në Tajtung, përgjatë brigjeve të këtij vendi, kanë bërë të ditur nga zyra meteorologjike e Tajvanit, transmeton Telegrafi.

Akoma nuk ka të dhëna për viktimave eventuale, kurse mediat lokale raportojnë se nga fuqia shkatërruese e tërmetit janë dëmtuar shumë objekte, ura e hekurudha.

Zyrtarët paralajmërojnë se ekziston rreziku i madh nga një cunami. Tërmeti prej 6.4 shkallë të Rihterit goditi mbrëmë pjesën juglindore të Tajvanit.

Tërmeti është ndjerë edhe në Japoni, Kinë dhe Filipine. /Telegrafi/

https://twitter.com/bornLeo17/status/1571164283987456000?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1571164283987456000%7Ctwgr%5E2110ecab93a66c25656b3318ca38f3f20caeea22%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.kurir.rs%2Fplaneta%2F4013209%2Fzemljotres-na-tajvanu

 

 

 

 

Exit mobile version