Site icon Telegrafi

Pasionet sekrete të zodiakut. Shenjat që kanë lidhje sekrete për të cilat nuk do t’u tregojnë as miqve

Disa emocionohen nga fshehtësia, disa dëshirojnë që, në rend të parë, të sigurohen që lidhja të ketë një të ardhme

Një ndër pjesët më të mira të miqësive është të jesh në gjendje t’ia zhveshësh shpirtin mikut tënd më të mirë.

Në fakt, sa më i afërt të jetë një grup miqsh, është edhe më argëtuese, ndërsa në fund shpesh njerëzit ndihen si një familje e zgjeruar.

Pavarësisht se a janë në fakultet, në punë apo në lagje, grupet e tilla të miqve kanë një vend të veçantë në zemër, transmeton Telegrafi.

Mbase kjo pikërisht është arsyeja përse njëri ndër miqtë shpotit zëshëm kur mëson që dy veta nga grupi i miqve tashmë një kohë janë në një lidhje sekrete.

Shikoni shenjat e zodiakut që kanë lidhje sekrete për të cilat miqtë e tyre nuk i dinë.

Luani

Nëse jeni mik me Luanin, atëherë duhet ta dini se Luanët dinë t’i mbajnë gjërat fshehtë. Një ndër arsyet e mundshme përse Luani nuk do të zbulojë lidhjen e vet është se mbase nuk është i sigurt sa do të zgjasë ajo lidhje, por as do të ketë fare ndonjë të ardhme.

Luani është i njohur për romancat afatshkurtra dhe me gjithë angazhimin e tij, shpesh nuk arrin të ndërtojë lidhje afatgjatë. Pra, derisa të mos jenë qind për qind të sigurt për lidhjen e tyre, me siguri do ta mbajnë të fshehtë.

istockphoto

Gaforrja

Mbase e vetmja shenjë e zodiakut që vërtet arrin të ruajë fshehtësinë është Gaforrja. Njerëzit e lindur në këtë shenjë duan të kenë romanca të fshehta të cilat përfshijnë bartjen të mesazheve të shkruara me dorë dhe shikimeve të fshehta ndaj të dashurve të tyre në mes të miqve të përbashkët.

Ndërsa natyra e fshehtë e romancës së tyre mund t’i shtojë adrenalinën, ka gjithashtu të ngjarë që miqtë e tyre të ngushtë të ndihen të mashtruar nga misteri që rrethon aktivitetet e tyre dashurore.

Dashi

Nga ana tjetër, Dashi dihet se e mban zemrën në pëllëmbë të dorës dhe se dashurohet shpejt. Mirëpo, kur bëhet fjalë për dikë nga puna, atij i pëlqen të mbetet profesionist gjatë orarit të punës.

Kjo mund të jetë arsyeja pse ata preferojnë të heshtin për marrëdhënien e tyre edhe nëse do të dëshironin t’i tregojnë shokut të tyre më të mirë detajet e jetës së dashurisë. /Telegrafi/

Exit mobile version