Skuadra nga Gjakova, FC Dardanët kanë filluar peticionin për të mbledhur nënshkrime për të mbrojtur fushën e tyre futbollistike e cila u lëvrua nga persona të papërgjegjshëm.
Skuadra nga Gjakova shpreson në përkrahje të gjithë adhuruesve të futbollit dhe veçanërisht kryetares së Gjakoves Mimoza Kusari – Lila, për të stadiumin e tyre.
Njoftimi i skuadrës
Sot me fillim ne ora 11, nen organizimin e kryesisë se klubit FC DARDANET dhe udhëheqjes se Bashkësisë se V Lokale- Dardania-Gjakove, ne qendër te qytetit, ne sheshin Nene Tereza u mbajt tubim protestues dhe filloj mbledhja e nënshkrimeve për peticionin kundër shkatërrimit dhe tjetërsimit te fushës se Futbolit te klubit Dardanet. Qindra qytetarë nënshkruan peticionin dhe shprehën pakënaqësinë e tyre rreth kësaj ngjarje e cila u vlerësua si sulm kundër sportit dhe rinisë në përgjithësi
Organizatorët prezantuan fotografi te klubit nga vitet e 90-ta si dhe foto te klubit aktual si dhe foto te fushes para dhe pas dëmtimit – lëvrimit, ku shihet se nga fusha e futbollit kanë mbetur vetëm portat.
Qytetaret e mbledhur dhe futbollistet kërkuan mbështetje nga Kuvendi Komunal i Gjakovës që të mos lejohet qe kjo fushe e dedikuar për sport te shitet apo tjetërsohet dhe sa me shpejt te ju rikthehet ne mënyrë qe te gjitha grupmoshat e sidomos fëmijët te kenë hapësirën e tyre ku te zhvillojnë aktivitet sportive.
Peticioni me nënshkrime te qytetareve do i dërgohet Kuvendit Komunal të Gjakovës, Agjencionit Kosovar të Privatizimit dhe Ministrisë se Kulturës, Rinisë dhe Sporteve të Kosovës.