Southamptoni arriti në javën e tetë të Ligës Premier që të mposhtë Newcastle Unitedin me rezultat 2-0.
Skuadra angleze fitoi me golat e shënuara nga Che Adams dhe Stuart Armstrong, duke arriti të grumbullonin 16 pikë, aq sa ka edhe Liverpooli.
Me këtë fitore, Southamptoni është bërë lider i Ligës Premier, derisa kreativiteti i tyre ka bërë bujë në rrjetet sociale.
Jo vetëm që u tallën me një thënie të Donald Trumpit derisa po zhvilloheshin zgjedhjet në Amerikë, tani kanë bërë një veprim tjetër edhe më fantastik.
Në mbishkrimin e tyre në llogarinë në Twitter, ata kanë ndryshuar edhe bion e tyre: “Shtëpia e liderit të Ligës Premier”.
Pas më shumë se 32 vitesh, Southamptoni nuk kishte qenë asnjëherë në këtë pozitë, e që nga kjo gjë edhe janë frymëzuar. /Telegrafi/