Site icon Telegrafi

Pasi u bë lider i Ligës Premier, Southamptoni ironizon me thënien e Donald Trumpit: Ndalojeni numërimin

Southamptoni arriti që bërë të mposht Newcaslte Unitedin me rezultat 2-0 në kuadër të javës së tetë në Ligën Premier.

Golat e Che Adams dhe Stuart Armstrong ia dhanë fitoren “Shenjtorëve”, që tani me 16 pikë janë lider, me aq pikë sa Liverpooli.

Pas më shumë se 32 vitesh, Southamptoni nuk kishte qenë asnjëherë në këtë pozitë, e që nga kjo gjë edhe janë frymëzuar.

Pasi përfundoi takimi ndaj Newcastles, skuadra angleze u bë lider në Ligën Premier, derisa në faqen e tyre në Twitter kanë shkruar: “Ndalojeni numërimin”.

Lexo po ashtu Southampton lider në Ligën Premier të paktën për një ditë, kjo nuk kishte ndodhur që nga viti 1988

“STOP THE COUNT” (NDALOJENI NUMËRIMIN), është fjalë e thënë nga Donald Trump në zgjedhjet që u mbajtën në Amerikë, duke kërkuar kështu ndalimin e numërimit të votave.

Këtë gjë e ka përdorur mbrëmë Southamptoni si shaka, duke thënë që të ndalej numërimi në Ligën Premier – pasi u bënë lider. /Telegrafi/

Exit mobile version