Telegrafi

Pasi u fejuan shkuan në maje të malit për fotosesion, dhëndrin e godet për vdekje rrufeja në Kinë – shpëton mrekullisht e fejuara

Në një resort turistik në Kinë, dhëndri humbi jetën kur u godit nga rrufeja derisa po pozonte para objektivit të aparatit së bashku me të fejuarën, me rastin e fejesës së tyre.

Ky incident i tmerrshëm ndodhi në malin Jade Dragon Snow në provincën Yunnan, transmeton Telegrafi.

Burri i identifikuar si Ruan nga mediat kineze, mbeti i vdekur në vend kur u godit nga rrufeja derisa po pozonte pranë të fejuarës.

E para se të godiste rrufeja, autoritetet kineze kishin paralajmëruar për mot të ligë.

Megjithatë çifti kishin vendosur të shpërfillin paralajmërimin, duke u ngjitur në maje të malit për të realizuar një fotosesion me rastin e fejesës së tyre.

Goditja e rrufesë dhe humbja e jetëve të njerëzve nuk është e rrallë në Kinë, në vitin 2017 nga ky fenomen humbën jetën dhe u lënduan afro 4 mijë persona. /Telegrafi/