Site icon Telegrafi

Pasi t’i lexoni këto të mira që i sjell seksi, nuk do ta lini rehat partnerin!

Liron stresin

Seksi e bën trupin të prodhoj dopaminë, endorfine dhe hormone tjera të mira të cilat e lirojnë stresin, transmeton Telegrafi.

Është formë e ushtrimeve fizike

Seksi hyn në kategorinë e shumë llojeve të ushtrimeve.

Të bëni seks tri herë në javë nga 15 minuta për një vit, është njëjtë si të vraponi 75 milje.

Zvogëlon shtypjen e gjakut

Veç seksit, edhe përqafimi e zvogëlon shtypjen e lartë të gjakut, pasi që është i aftë të zvogëloj shtypjen diastolike të gjakut.

Përmirëson sistemin e imunitetit

Imunoglobulina A është antigjen që lufton viruset e ndryshme, dhe gjatë seksit ajo rritet.

Dukeni më të rinj

Sipas një studimi për efektet e seksit, i cili është publikuar në Secrets of the Superyoung, thuhet se seksi tri herë në javë ndihmon të dukeni deri në dhjetë vite më të rinj.

Zemra bëhet më e fuqishme

Gjitha ushtrimet nga seksi e përmirësojnë shëndetin kardiovaskular dhe e bëjnë zemrën tuaj më të fuqishme.

Me seks të shpeshtë ju do të keni 45 për qind më pak mundësi të përjetoni sëmundje kardiovaskulare. /Telegrafi/

Exit mobile version