Telegrafi

Pasi të lexoni këtë, asnjëherë më nuk do të shkoni të flini pa limon nën çorape

Të gjithë duhet të pranojmë se gjëja më e keqe që ndodh kur fillon stina e verës janë të çarat e shëmtuara në thembër.

Ka shumë krema dhe ilaçe që kërkojnë para dhe këmbëngulësi, mirëpo prapëseprapë nuk e japin efektin që duhet, transmeton Telegrafi.

Sidoqoftë, gjëja më e mirë është t’i përdorni limonët për t’i bërë prapë këmbët të bukura dhe të buta.

Fillimisht, e preni në dysh limonin dhe e shtrydhni njërën gjysmë.

Pastaj, lëvoren e gjysmës së limonit e vendosni direkt në thembër dhe vëni çorape për ta mbajtur atë aty.

Lëvoren e limonit duhet ta lini për të paktën një orë, mirëpo për rezultatet më të mira duhet ta lini të qëndroj gjatë tërë natës.

Njerëzit që e kanë provuar këtë metodë thonë se ka qenë shumë efektive, edhe pse fillimisht është dukur e çuditshme. /Telegrafi/