Paulo Tagliavento ka qenë gjyqtar i Serie A tash e 14 vjet, por ai është larguar për t’u bërë bos i skuadrës së tij të vendlindjes.
Gjyqtari 46 vjeçar dikur cilësohej një prej gjyqtarëve më me përvojë nga FIFA dhe UEFA prej vitit 2007 deri në vitin 2017.
Pas pensionimit të tij në maj, ai ka marrë rol menaxherial në skuadrën e Ternanas, e cila kishte rënë nga Serie B sezonin e kaluar.
Ternana ka konfirmuar se ka nënshkruar me Paolo Tagliaventon për ta bërë drejtues të ekipit në Serie C.
Gjatë karrierës së tij si gjyqtar, Tagliavento ishte dëshmitar në skandalin e vitit 2006 të Calciopolit.
Ai ndryshe mbahet mend në itail për “golin fantazmë” të Sulley Muntarit kur Milani luajti direkt me Juventusin për titull në vitin 2012.
Topi kishte kaluar vijën fatale por goli nuk ishte akorduar dhe ndeshja përfundoi me rezultat 1-1 dhe kjo i mundësoi Juventusit të bëhet kampion.
Tagliavento po ashtu u akuzua edhe për referime kontraverse edhe në ndeshjet e Interit ndaj Juventusit. /Telegrafi/