Telegrafi

Pasi pranoi gol, nuk zgjati shumë dhe Juve shënoi golin e tretë (Video)

Juventusi e ka shënuar edhe golin e tretë kundër Sampdorias në ndeshjen që po zhvillohet në Torino.

Bianconerët pranuan gol nga mysafirët, për të cilët realizoi Patrik Schick (57’).

Mirëpo, ata nuk lejuan që të mbetnin të rrezikuar, prandaj shënuan edhe golin e tretë.

Pas disa përpjekjeve të lojtarëve bardhezi, më së miri reagoi Miralem Pjanic për të realizuar (65’). /Telegrafi/