Sulmuesi Chelseat, Alvaro Morata nuk është ftuar për ndeshjet e radhës të kombëtares spanjolle.
Trajneri i La Rojës, Julen Lopetegui nuk e ka ftuar lojtarin për dy super përballjet me Gjermaninë dhe Argjentinën.
Ish-sulmuesi i Real Madridit dhe Juventusit po kalon nëpër një sezon të dobët në Stamford Bridge.
“Nesër nuk është Kupa Botërore, ka lojtarë që nuk janë përfshirë, por janë përfshirë disa lojtar të ri”.
“Ne jemi duke kërkuar që të marrim më shumë informacion në lidhje me lojtarët e rinj. Morata ka pasur disa probleme, ka luajtur pak, por nuk do të thotë që nuk do të ftohet në botëror”.
“Morata, jam i sigurt, do të ketë një fund të shkëlqyer në këtë sezon dhe do të ketë mundësi të mirë për të shkuar në Kupën e Botës. Ne menduam se ishte momenti i duhur për fytyrat e reja”.
Morata deri më tani ka pasur 23 paraqitje për spanjollët dhe ka shënuar 13 gola në të gjitha garat botërore. /Telegrafi/