Shani Tarashaj ka qenë me fat dje pasi ka arritur të ndalë Bayernin në barazim 2-2.
Sulmuesi kosovar u inkuadrua në lojë në minutën e 70-të për skuadrën e tij Eintracht Frankfurt.
Vetëm disa minuta më vonë, një aksion i nisur pikërisht nga Tarashaj përfundoi në golin e barazimit për Frankfurtin.
Djaloshi nga Prizreni ka shkruar në faqen e tij se barazimi ndaj Bayernit është i vlefshëm dhe krenohet me lojën e mirë të ekipit të tij.
“Ndeshje shumë e mirë ndaj Bayernit. Arritëm një barazim të vlefshëm”, shkroi Tarashaj. /Telegrafi/