Telegrafi

Pasi mposhti kancerit dhe qëndroi 525 ditë larg futbollit, ai u rikthye në skuadër kundër Liverpoolit ku Bournemouth fitoi

Bournemouth mundi Liverpoolin me rezultat 1-0 në xhiron e 26-të të Ligës Premier dhe kështu u largua nga vendi i fundit, pasi përfunduan serinë e Reds prej pesë ndeshjesh pa humbje.

Philip Billing e shënoi golin e vetëm në këtë ndeshje, por vendasit patën edhe një tjetër hero, i cili as nuk hyri në lojë.

Për herë të parë pas 525 ditëve, sulmuesi 25-vjeçar David Brooks ishte në skuadrën e Bournemouth.

Në tetor 2021, ai u diagnostikua me kancer. Për fat të mirë, sëmundja u zbulua në kohë dhe Brooks njoftoi në maj se kishte mundur kancerin.

Por ai nuk ishte as afër rikthimit në futboll kur humbi mundësinë për të luajtur për Uellsin në Kupën e Botës në Katar.

Lexo po ashtu Van Dijk duket se ka harruar se në çfarë pozite luan: Ai e la lojtarin të largohej dhe të shënohej pastaj gol

Më në fund mjekët i dhanë leje për t’u rikthyer dhe trajneri Gary O’Neil e përfshiu në skuadër, por nuk e futi në lojë nga bankina.

Ai do të ketë mundësinë e radhës për t’u rikthyer të shtunën e ardhshme në ndeshjen jashtë fushe kundër Aston Villas. /Telegrafi/