Telegrafi

Pasi e kafshoi lojtarin e Lecces – Patric i Lazio suspendohet për katër ndeshje dhe gjobë prej 10 mijë eurosh

Mbrojtësi i Lazios, Patric, është suspenduar për katër ndeshje për kafshimin e anëtarit të Lecces, Giulio Donatit të martën mbrëma.

Komisioni Disiplinor këtë pasdite dha verdiktin e tyre për veprimin e çmendur të anëtarit të skuadrës romake.

Ish-lojtari i Barcelonës e kafshoi krahun Donatit në humbjen 2-1 ndaj Leccea, duke rezultuar me një karton të kuq më vonë, megjithëse kundërshtari i tij tashmë e ka falur.

Lexo po ashtu Kafshim në duelin e Serie A: Anëtari i Lazios tronditi të gjithë me veprimin e shëmtuar ndaj atij të Lecces

“Ai nuk më bëri asgjë mua dhe kërkoi falje menjëherë, prandaj nuk ka asgjë,” ka thënë anëtari i Lecces pas ndeshjes.

“Unë gjithashtu jetoj me emocione, kështu që e kuptoj Patricin pse, në një lojë kaq të vështirë, bëri atë që bëri”.

“Patrici kërkoi falje menjëherë. Gjesti i tij u ndëshkua me të drejtë me një karton të kuqe, por nuk më lëndoi”, ka shtuar më tej ai.

Lojtari i Lazios është gjobitur edhe ,e dhjetë mijë euro dhe do të humbë katër ndeshjet e radhës në Serie A kundër Sassuolos, Udineses, Juventusit dhe Cagliarit. /Telegrafi/