Mbrojtësi i Lazios, Patric, është suspenduar për katër ndeshje për kafshimin e anëtarit të Lecces, Giulio Donatit të martën mbrëma.
Komisioni Disiplinor këtë pasdite dha verdiktin e tyre për veprimin e çmendur të anëtarit të skuadrës romake.
Ish-lojtari i Barcelonës e kafshoi krahun Donatit në humbjen 2-1 ndaj Leccea, duke rezultuar me një karton të kuq më vonë, megjithëse kundërshtari i tij tashmë e ka falur.
“Ai nuk më bëri asgjë mua dhe kërkoi falje menjëherë, prandaj nuk ka asgjë,” ka thënë anëtari i Lecces pas ndeshjes.
“Unë gjithashtu jetoj me emocione, kështu që e kuptoj Patricin pse, në një lojë kaq të vështirë, bëri atë që bëri”.
“Patrici kërkoi falje menjëherë. Gjesti i tij u ndëshkua me të drejtë me një karton të kuqe, por nuk më lëndoi”, ka shtuar më tej ai.
Lojtari i Lazios është gjobitur edhe ,e dhjetë mijë euro dhe do të humbë katër ndeshjet e radhës në Serie A kundër Sassuolos, Udineses, Juventusit dhe Cagliarit. /Telegrafi/
https://twitter.com/futbolprof/status/1280585163957731328