Ekspertët për një kohë të gjatë kanë qenë të fiksuar pas mënyrës se si shtatzënia i ndryshon femrat, trupin dhe shëndetin e tyre, si dhe ndikimin në hormonet, funksionet trunore dhe raportin ndaj lidhjeve, ndërsa i kanë injoruar këto efekte te meshkujt.
Mirëpo, kohët e fundit kanë filluar të hulumtojnë nëse prindëria u sjell shëndet meshkujve, apo si ndikon ajo në trupin dhe trurin e tyre.
Hulumtuesit nga Universiteti Northwestern në Chicago kanë bërë një studim, në të cilin kanë marrë pjesë 624 meshkuj, ndërsa është zbuluar se pasi bëhen prindër, niveli i testosteronit te meshkujt bie për një të tretën.
Për këtë arsye pas ardhjes në jetë të fëmijës, meshkujt bëhen më pak agresivë dhe zvogëlohet dëshira e tyre për të dominuar.
Karakteristikë është edhe shtimi në peshë te meshkujt. Rreth 40 për qind e tyre fillojnë të hanë më shumë pasi bëhen prindër dhe së bashku me partneret e tyre shtojnë në peshë. /Telegrafi/