Telegrafi

Pasi asistoi tek goli i fitores, kjo është nota e Xherdan Shaqirit (Foto)

Xherdan Shaqiri ishte vendimtar në fitoren e Stoke Cityt në udhëtim tek Watfordi.

Ylli kosovar asistoi tek Charlie Adam i cili pasi goditi me kokë shënoi falë ndihmës së portierit vendas Gomes.

Kësisoj Shaqiri është vlerësuar me notën 6.9 nga ‘whoscored’, ndërsa ai largoi nga ndeshja edhe mbrojtësin Britos me karton të kuq.

Ndërkohë Valon Behrami nuk ishte në ditën e tij më të mirë, pasi u vlerësua me notë 6.6. /Telegrafi/

Notat e lojtarëve të Watfordit:

Behrami u vlerësua me notën 6.6

Notat e lojtarëve të Stoke:

Shaqiri u vlerësua me notën 6.9