Një pasagjer gjatë fluturimit me aeroplan në Korenë e Jugut ka nxitur panik, derisa tentoi të hap derën emergjente të aeroplanit derisa po fluturonte.
Një video amatore shfaq momentin kur stjuardesat dhe pjesa tjetër e ekuipazhit, tentojnë të ndalin pasagjerin që krijoi situatë kaotike, transmeton Telegrafi.
Identiteti i të dyshuarit nuk është zbuluar, por thuhet se ishte ulur në kabinën e ekuipazhit pa leje derisa aeroplani i aviokompanisë Korean Air po udhëtonte nga Bankoku drejt Koresë së Jugut.
Kur urdhërua të largohet, ai filloi t’i kërcënonte pavarësisht se ishte paralajmëruar se po shkelë rregullat e sigurisë të avacionit korean.
Në video i dyshuari tenton të hap derën emergjente derisa aeroplani po fluturonte – duke detyruar ekuipazhin të ndërhynin dhe ta “neutralizojnë”.
Për fat të mirë aeroplani Airbus A330-300 me 238 pasagjerë, ka aterruar pa ndonjë problem në aeroportin ndërkombëtar Incheon në Seul.
E i dyshuari i është dorëzuar policisë në aeroport, nga ku është dërguar në qendrën e mbajtjes deri në vendimin e prokurorisë. /Telegrafi/