Telegrafi

Pas vetëm 13 minutash lojë, Vedat Muriqi e kalon Mallorcan në epërsi

Vedat Muriqi e ka kaluar në epërsi Mallorcan me një gol të bukur.

Skuadra e reprezentuesit të Kosovës po përballet me Rayo Vallecanon në kuadër të javës së 37-të në La Liga.

Pas vetëm 13 minutash lojë, Mallorca kaloi në epërsi me golin e Muriqit, që u asistua prej Jaume Costa.

Ky ishte goli i pestë deri më tani në këtë edicion për sulmuesit tonë, derisa ka edhe dy asistime. /Telegrafi/