Poezi nga: Hayim Nahman Bialik
Përktheu: Mimoza Erebara
Di çfarë do thoni ju për mua:
Këtu është një burrë dhe një pamje, ai nuk është më
Ai vdiq shumë para kohës së tij
Muzika e jetës i ndaloi
Ah, trishtim! Këtu ka këngë të tjera për të
Tani ai është i humbur
Përgjithmonë
Ah, dhimbje e madhe! Ai ka një violinë
E luan për t’i folur shpirtit
Që prej tij është zmbrapsur,
Sekreteve të zemrës,
Tingujt fuqishëm vibrojnë
Ai luan butësisht
me gishtat që kërcejnë
Mbi tela
Një të vetme melodi
Thellë, brenda zemrës së tij
Ah, trishtim!
Gjithë jetën e tij vrapoi drejt një kënge
Të qetë
Viteve për tingujt e
një zemre pikëlluese,
para se të pikëllohej vërtetë
Duke shpresuar se do ishte një dashnor
Ku zjarri i zemrës
Do digjte jo vetëm atë vetë,
Por edhe atë që kurrë nuk erdhi
E madhe kjo dhimbje
Atje ku në vend të burrit- mbetet hija!
Ai nuk është më,
Muzika e jetës së tij ndaloi
Atje ku shkoi, një tjetër këngë ka për të
Tani ai është i humbur,
Përgjithmonë!