Site icon Telegrafi

Pas vazhdimeve, Bashkimi fiton kundër Tiranës në Ligën Ballkanike

Klubi i basketbollit, Bashkimi ka fituar derbin shqiptar të Ligës Ballkanike.

Prizrenasit kanë triumfuar para shikuesve të vetë në palestrën sportive “Sezai Surroi” kundër Tiranës me rezultat 101-95, në saje të një vazhdimi prej pesë minutash.

Njëzet minutshi i parë i takoi skuadrës vendase me tre pikë, megjithëse ndeshja ishte krejtësisht e barabartë.

Periudha e parë ishte tejet e barabartë, e cila gjë tregon edhe rezultati final, i cili në saje të një trepikëshi në sekondat e fundit, i dha epërsinë prej katër pikëve vendasve, 27:23.

Pothuajse edhe në çerekun e dytë te dyja skuadrat patën paraqitje të njëjtë, ku Bashkimi realizoi 19 pikë ndërsa një më tepër e shtoi Tirana, ku shifrat në semafor treguan pas pjesës së parë 46:43.

Por, periudha e tretë tregoi një pasqyrë krejtësisht tjetër, pasi që mysafirët treguan lojë më të bukur.

Në dhjetë minutshit e tretë, tiranasit treguan cilësitë e veta dhe kjo u shpërblye me epërsinë më të thellë, Tirana e përfundoi në dobi të vetë me 69:59.

Megjithatë, vendasit shkrinë epërsinë e lart të Tiranës për të barazuar në fund me rezultatin 84:84, e cila gjë bëri që ndeshja të shkonte në vazhdim prej pesë minutash.

Në vazhdimin e parë dhe të fundit, “Arpagjik’t” u treguan më efikas në fazën e sulmit dhe shfrytëzuan gabimet e mysafirëve dhe kështu, triumfuan me rezultat 101-95.

Basketbollisti më efikas te portokallezinjtë ishte Aaron Moss në saje të 33 pikëve ndërsa te bardhekaltërit ishte Endrit Hysenaglolli, i cili më parë ishte pjesë e Bashkimit, ku shënoi 26 pikë.

Pas kësaj, Bashkimi zë pozitën e tretë të renditjes tabelore me 11 pikë ndërsa Tirana mbetet në vendin e pestë me dhjetë sosh. /Telegrafi/

Exit mobile version