Didier Deschamps mori dje një tjetër lajm negativ nga infermieria. Pas Raphael Varanes edhe Jeremy Mathieus i duhet që të largohet nga Kombëtarja pasi ka pësuar një dëmtim të rëndë në pulpë.
Në vend të mbrojtësit të Barcelonës, Deschamps ftoi Samuel Umtiti-n (Olympique Lyonnais).
Po sot komisari teknik i Francës mori një lajm të mirë pasi UEFA mori vendimin që të mos i zgjaste dënimin 30 ditorë, Sakhos.
Mbrojtësi i Liverpoolit rezultoi pozitiv pas një kontrolli anti-doping. Dënimi i Sakhos përfundon më 31 maj.