Telegrafi

Pas Twitter, Turqia bllokon qasjen në YouTube

Qytetarët e Turqisë, përkatësisht ata që e përdorin internetin në këtë vend kanë raportuar se qasja në YouTube është bllokuar rreth orës 10:30. Sipas Hurriyet Daily News, bllokimi i faqes më të madhe të videove në botë është urdhëruar pas rrjedhjes së disa incizimeve të një takimi të sigurisë.

Rregullatori turk i telekomunikacionit e ka konfirmuar bllokimin e qasjes në YouTube, njofton Mashable. / Telegrafi /