Site icon Telegrafi

Pas tri vitesh, Amin Hot largohet nga “Trepça”

Basketbollisti që deri tani ishte pjesë e "Trepçës", Amin Hot

Amin Hot, njëri nga basketbollistët e “Trepçës” tashmë është larguar nga ky klub basketbollist.

Ai u largua pas tri vitesh, këtë e bëri të ditur vetë “Trepça” që përmes një postimi ka njoftuar se të njëjtit i është vazhduar kontrata, por ai ka vendosur që të largohet.

“Ai do të jetë gjithnjë anëtar i respektuar i familjes së madhe Trepça. Shembull në parket e po ashtu jashtë tij, Amini ka kontribuar shumë në sukseset tona madhore gjatë tri vjetëve të fundit”, thuhet në postim shkruan Telegrafi.

Basketbollisti Hot, bazuar në postim, është larguar si “kampion” dhe i respektuar nga i gjithë qyteti./Telegrafi/.

Exit mobile version