Telegrafi

Pas supergolit të shënuar, Shaqiri vlerësohet me notë të lartë (Foto)

Photo/ Getty Images

Xherdan Shaqiri ka zhvilluar një super-ndeshje ndaj Hull Cityt.

Anësori nga Zhegra e Gjilanit po kthehet në formën e tij të vjetër pas rikthimit në fushat e blerta nga një lëndim që e la jashtë për disa muaj.

Lexo po ashtu Shaqiri shënon një gol të ‘çmendur’, lë gojë hapur të gjithë (Video)

Pas 2-3 ndeshjeve të mira të zhvilluara, ndeshja e sotme ndaj Hull Cityt ishte kulmi për Shaqirin, i cili shënoi një supergol për rezultatin përfundimtar të fitores 3-1 të Stoke Cityt.

Goli shënuar dhe asistimi për Marko Arnautovic ka bërë që Shaqiri të vlerësohet me notën më të lartë te skuadra e tij.

Shaqiri u vlerësua me notën 8.2, ndërsa pas tij erdhi Arnautovic me notën 8.0. /Telegrafi/

Sulmuesi anësor nga Kosova ishte më i dalluari te Stoke City