Xherdan Shaqiri ka zhvilluar një super-ndeshje ndaj Hull Cityt.
Anësori nga Zhegra e Gjilanit po kthehet në formën e tij të vjetër pas rikthimit në fushat e blerta nga një lëndim që e la jashtë për disa muaj.
Pas 2-3 ndeshjeve të mira të zhvilluara, ndeshja e sotme ndaj Hull Cityt ishte kulmi për Shaqirin, i cili shënoi një supergol për rezultatin përfundimtar të fitores 3-1 të Stoke Cityt.
Goli shënuar dhe asistimi për Marko Arnautovic ka bërë që Shaqiri të vlerësohet me notën më të lartë te skuadra e tij.
Shaqiri u vlerësua me notën 8.2, ndërsa pas tij erdhi Arnautovic me notën 8.0. /Telegrafi/