Site icon Telegrafi

Pas skandalit seksual, Nasri rrezikon katër vjet pezullim

Mesfushori i Manchester Cityt, Samir Nasri nuk po gjen qetësi pasi ndaj tij është hapur një hetim për përdorim të dopingut.

Është agjencia e Spanjës së anti-dopingut (WADA) ajo e cila po kryen hetimet por thekson se nëse francezi shpallet fajtor rrezikon të pezullohet për 4 vjet nga futbolli i luajtur, shkruan “The Sun”, raporton SYRI.net.

Ditë më parë ‘ylli’ i Sevillas, Samir Nasri ka qenë pjesë e një skandali duke akuzuar një infermiere e cila sipas tij ka ofruar edhe shërbime seksi.

Menjëherë pas kësaj ishte spitali “Drip Doctor” i cili ka shkruar se llogaria e lojtarit është hakuar.

Problemet nuk kanë fund për mesfushorin që tashmë është huazuar te skuadra e Sevillas.

Exit mobile version