Telegrafi

FC Besa Peja rikthen pas disa vitesh atmosferën e zjarrtë në tribuna

Mbi 2 mijë të pranishëm, në një nga stadiumet e qytetit të Pejës patën mundësinë të ndiqnin një spektakël në ndeshjen miqësore mes FC Besa Peja dhe KF Trepça.

Edhe pse ndeshja përfundoi me rezultat 0:0, pati raste të shumta që e entuziazmuan publikun e shumtë, të cilët ishin të etur për të parë një klub të qytetit me një performancë të tillë të bukur.

Kjo ishte ndeshja e parë testuese e FC Besa Peja pas prezantimit të klubit të dielën e kaluar, e cila pritet të garojë në Ligën e Parë të Kosovës.

Një performancë kaq e mirë e klubit të sapoformuar kundër një ekipi me shumë përvojë si KF Trepça i jep shpresë pejanëve se FC Besa Peja do të jetë një ndër pretendentët kryesorë për të kaluar në Super Ligë./Njeshi&RADIO 1/