Telegrafi

Pas më shumë se një viti, Kina raporton viktima të reja shkaku i COVID-19

Autoritetet shëndetësore kineze raportuan vdekjet e para nga COVID-19 në më shumë se një vit.

Komisioni Kombëtar i Shëndetit i vendit zbuloi dy vdekje në provincën Jilin, duke e çuar numrin zyrtar të vdekjeve të Kinës në 4,638.

Të dy ishin të moshuar, tha Jiao Yahui, një zyrtar i komisionit shëndetësor, në një konferencë shtypi të Shtunën. Njëri prej tyre ishte vaksinuar, raporton nypost.

Kina po përballet me një valë të variantit Omicron, me 2,157 raste të reja të raportuara të shtunën dhe rreth 29 mijë që nga muaji mars. Varianti shumë ngjitës po vë në provë doktrinën kufizuese “zero-COVID” të vendit komunist.

Shumë nga rastet e reja të së shtunës ishin në provincën Jilin, e cila tani është subjekt i ndalimit të udhëtimit. /Telegrafi/