Telegrafi

Pas më shumë se një jave nga triumfi në Euro 2020, Mancini rikthen emocionet që kishte në finale

Pas më shumë se një javë nga triumfi në Wembley, Roberto Mancini rikthehet të flasë për emocionet e forta që i dhurojë titulli i fituar në Euro 2020.

Italia fitoi 3-2 përmes penalltive ndaj Anglisë, duke fituar kështu trofeun e dytë në histori të tyre.

“Jemi të gjithë shumë të lumtur sepse i dhamë jetë një gjeje të jashtëzakonshme”, ka thënë strategu i Azzurëve.

Lexo po ashtu Dalin pamjet nga zhveshtorja e Italisë para finales së Euro 2020, aty ku Mancini frymëzoi lojtarët për triumf

“Italia do të qëndrojë në librat e historisë. Ndihem mirë si kampion evrope, është një ndjesi shumë e bukur, jam absolutisht shumë i lumtur, në veçanti jam i lumtur për të gjithë italianët në të gjithë botën”.

“Festuam, por gjithçka ndodhi aq shpejt sa më kaloi përpara syve si një film. Nuk kishim përgatitur asgjë por u mirëpritëm nga shumë persona në rrugët e Romës, ishte thjeshtë shumë e bukur, një moment që ende e përjetoj”.

“Isha aq shumë i emocionuar në ato momente sa më shpërthyen lotët. Kanë qenë 50 ditë të mbushua plot me emocione, për këtë arsye qava, sepse në ato momente u zhduk i gjithë tensioni. Një fitore kaq e madhe të bën akoma më shumë emocional”, shtoi më tej Mancini. /Telegrafi/