Pas shumë kërkesave dhe pritjeve, banorët e fshatit Bresalc në Komunën e Gjilanit, po bëhen me infrastrukturë të nevojshme.
Kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni tha se mbi 160 mijë euro dhe rreth 1.5 kilometra gjatësi është projekti i radhës në fshatin Bresalc, raporton Telegrafi.
“Pas shumë kërkesave dhe pritjes së gjatë, banorët e Bresalcit, më në fund po bëhen me infrastrukturën e nevojshme”, tha Alban Hyseni.
I pari i Gjilanit, theksoi se pavarësisht pengesave, janë të përkushtuar që të punojnë pa ndalur dhe pa rreshtur, në interes të qytetarëve tanë. /Telegrafi/