Telegrafi

Pas shtatë muajve pauzë nga pandemia COVID-19, Arabia Saudite lejon hyrjen e pelegrinëve të huaj për Umrah

Rreth 10 mijë pelegrinë të huaj po mbërrijnë në Arabinë Saudite për të kryer Umran, pas një pauze shtatë-mujore për shkak të pandemisë së coronavirusit.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, pelegrinët duhet të izolohen tre ditë pas mbërritjes përpara se të transportohen në vende fetare.

Ata do të lejohen të qëndrojnë 10 ditë në Mbretëri, bazuar në njoftimin e fundit.

Ndërkohë, sipas Amr Al-Maddah, njëherësh zëvendësministri i Haxhit dhe Umres, testimi i pelegrinëve me moshë 50 vjeç ose më të rinj do të jetë i vazhdueshëm, derisa çdo rast i zbuluar do të monitorohet nga afër.

Miliona myslimanë nga e gjithë bota në kushte normale udhëtojnë në Arabinë Saudite për pelegrinazhet e Umres dhe Haxhit. /Telegrafi/