Frank Lampard duket se do të rikthehet më herët se sa pritej në Ligën Premier, pas shkarkimit që mori nga Chelsea në fillim të këtij viti.
Legjenda e The Blues shpenzoi mbi 200 milionë euro për transferime në verën e kaluar, mirëpo fushata e tij në ligën angleze po shkonte si mos më keq.
Bordi i bluve u detyruar të shkarkonte Lampardin, derisa emëruan Thomas Tuchelin që po ashtu ishte shkarkuar nga Paris Saint-Germain.
Gjermani e ka ringjallur Chelsean, duke e vënë në top katër aktualisht, në finale të Ligës së Kampionëve dhe në atë të FA Cup.
Por, Lampard pritet që të rikthehet shumë shpejtë në punën e trajnerit, pasi flitet se mund të merr drejtimin e Crystal Palaces.
Ai është favoriti për të zëvendësuar Roy Hodgsonin te The Eagles, e që njëkohësisht edhe është daja i tij.
Duke se Hodgson është i gatshëm që t’i lirojë vendin nipit të tij dhe të garojë nga edicioni i ri në Ligën Premier. /Telegrafi/