Fisnik Asllani kishte munguar dhjetë ndeshje shkaku i një lëndimi, por pas rikthimit ai ka filluar të gjejë formën më të mirë.
Sulmuesi ishte kthyer në ndeshjen e kaluar kundër Tirolit më 23 prill, ndërsa të sonte shënoi gol të rëndësishëm për skuadrën e tij, Austria Vjena.
Austria barazoi në shtëpi kundër Altachut m rezultat 2-2 në ndeshjen e xhiros së 29-të, në grupin e skuadrave që po luftojnë për mbijetesë.
Asllani u inkuadrua në minutën e 78-të, ndërsa shënoi në minutën e 85-të për 2-1.
Here was Fisnik Asllani putting us back in the lead until we buggered it.
🟣 2-2 ⚪️#FAKLive #FAKSCR pic.twitter.com/OrlWR2Zgw5
— Austria Wien UK Fans (@UKAustriaWien) April 26, 2024
Për sulmuesin ku ishte goli i katërt në elitën e futbollit të Austrisë.
Austria Vienna në vendin e shtatë ka 26 pikë, ndërsa Altachu ka 17 pikë në vendin e dhjetë. /Telegrafi/