Sulmuesi i Manchester Unitedit, Alexis Sanchez, beson se problemet e tij të fundit janë si pasojë shanseve të pakta që i ka ofruar Ole Gunnar Solskjaer.
Kiliani shënoi vetëm një gol që nga dhjetori (edhe atë në Kupën FA) kur strategu norvegjez e zëvendësoi Jose Mourinhon në krye të Djajve të Kuq.
Ai është lojtari më i paguar në skuadër, prandaj Unitedi është i interesuar ta largojë meqenëse kontributi i tij në skuadër është i vogël.
Në ndërkohë, Alexis është kthyer në formë teksa po luan me Kilin në Copa America duke arritur të shënojë kundër Japonisë dhe Ekuadorit për t’i ndihmuar përfaqësueses të kualifikohet në çerekfinale të kësaj gare.
“Gjithmonë e kam pasur entuziazmin të luaj në Angli, por më janë dhënë shumë pak mundësi së fundmi. Por, jam i qetë, sepse përfaqësimi i vendit është gjëja më e bukur këtu”, ka deklaruar Sanchez. /Telegrafi/