Qyteti kinez Nangong ka përfunduar me ndërtimin e një njësie të madhe të spitalit me 1.500 dhoma, dhe atë për vetëm pesë ditë që do të shërbejë për shërimin e pacientëve me coronavirus, pasi së fundmi është regjistruar një valë e re e infeksionit në këtë qytet.
Pritet që edhe 5.000 dhoma tjera të ndërtohen, ndërsa qendra e madhe e izolimit është ndërtuar në vendin e një fabrike që gjendet në periferi të qytetit, transmeton Telegrafi.
Çdo dhomë i ka nga 18 metra katrorë dhe është e pajisur me shtretër, ngrohje, ujë të pijshëm, tualet dhe qasje në internet.
On January 14, the construction of the first batch of 1300 isolation houses in nangong city, Hebei Province, was completed. The house is equipped with heating equipment, new bedding, toilet and hot water kettle. It is understood that the city plans to build 6 isolation houses, pic.twitter.com/fJInBAZWsu
— 青海草原圆-爱毛胖爱国羽 (@ANGELCH85676477) January 15, 2021
Montimi i këtij objekti ka filluar më 10 janar, kur edhe u raportua për një valë të re të coronavirusit në këtë qytet.
Menjëherë ishte urdhëruar ndërtimi i gjashtë njësive për trajtimin e pacientëve që janë prekur nga infeksioni i COVID-19. /Telegrafi/