Site icon Telegrafi

Pas pushimit njëjavor, Rashica kthehet në stërvitje me Werderin

(Foto: Twitter/SV Werder Bremen)

Anësori i Kosovës, Milot Rashica, është kthyer në fushën stërvitore të Werder Bremenit, pas një periudhe pushimi.

Javë më parë u raportua se klubi i ka dhënë pushim njëjavor futbollistit shqiptar për të tejkaluar ngarkesën psikike, si pasojë e dështimit të transferimit te Bayer Leverkuseni.

“Ditët e kaluara nuk kanë qenë të lehta për Milotin, ka pasur shumë ngritje dhe rënie. Prandaj, vendosëm t’i jepnim një javë pushim në mënyrë që t’i kthjellonte mendimet dhe të fokusohet tërësisht vetëm te Werderi”, kishte deklaruar trajneri Florian Kohfeldt.

“Milot Rashica është kthyer në stërvitje me skuadrën e Werderit”, shkruan në njoftimin e faqes zyrtare të klubit në Twitter.

Lexo po ashtu Werderi i jep një javë pushim Rashicës pas dështimit të transferimit te Leverkuseni

Në ndërkohë, në profilin e Bremenit janë publikuar disa fotografi dhe video nga stërvitjet përgatitore të skuadrës para ndeshjeve të radhës. /Telegrafi/

 

Exit mobile version