Telegrafi

Pas protestës, rriten vizitat e Wikipedia

Vizitorët britanikë të faqes së famshme të internetit të mërkurën, gjatë ndërprerjes u ngritën nga një mesatare prej 5.6 në 5.8 milionë, thuhet sipas shifrave të pavarura të trafikut.

Trafiku shtesë bëri që faqja e internetit Wikipedia të ngritet në mesin e tetë faqeve më të vizituara në vend, në vend të pozitës standarde në numrin nëntë, tha Experian Hitwise.

Interesi për enciklopedinë më të famshme online ka qenë edhe më i madh në vendet tjera të botës, thotë bashkë-themeluesi i saj, Jimmy Wales. / Telegrafi /