Futbollisti i Hull Cityt, Ryan Mason, është lëshuar nga spitali pas përplasjes të tmerrshëm në ndeshje me Chelsean.
Mesfushori Mason që është 25 vjeç, kishte pësuar përplasje të madhe me Gary Cahillin e Chelseat ku iu desh ta lëshojë lojën.
Ai ishte në spitalin St Mary’s në Londër, për tu operuar që nga 22 janari.
“Një numër i madh i mesazheve të ardhura në drejtim të Ryanit kaun barë që ai të rikuperohet”, ka thënë doktori i klubit të Hull, Mark Waller.
Mason, që erdhi nga Tottenham te Hull, ka shënuar nj gol dhe ka zhvilluar 16 ndeshje. /Telegrafi/