Site icon Telegrafi

Pas operimit, Tarashaj i kthehet fushës (Foto)

Sulmuesi kosovar, Shani Tarashaj është i gatshëm për ndeshje.

Talenti i jashtëzakonshëm prizrenas u operua një muaj më parë për shkak të bajameve.

Por ai tani iu ka bashkuar skuadrës së tij Eintracht Frankfurt në stërvitje.

Kësisoj ai do të jetë i gatshëm për ndeshjen e vikendit që Frankfurt do ta zhvillojë në udhëtim tek Wolfsburg.

Tarashaj ka njoftuar fansat e tij nëpërmjet një postimi në rrjetin social Facebook.

“Pas operimit të bajameve dhe pas lëndimit i lumtur që iu bashkova skuadrës në stërvitje. Tani jam i gatshëm për ndeshje”, shkroi Tarashaj.

Kujtojmë që kosovari me pasaportë zvicerane është i huazuar tek Frankfurt nga skuadra e njohur angleze Everton. /Telegrafi/

Exit mobile version