Telegrafi

Pas operimit, Andre Gomes sot u lëshua nga spitali

Andre Gomes te Everton . (Photo by Gareth Copley/Getty Images)

Dëmtimi i mesfushorit të Evertonit, Andre Gomes, ka bërë bujë në media ditëve të fundit.

Lojtari pësoi dëmtim të tmerrshëm në ndeshjen Everton – Tottenham, ku e lëshoi menjëherë fushën për të shkuar në spital.

Operimi u krye të hënën, ndërsa sot lojtari e ka lëshuar spitalin për të vazhduar me rehabilitim në shtëpi dhe nën përkujdesje të stafit mjekësor të klubit.

Momenti i ndëryjes ndaj Andre Gomes . (Photo by Jan Kruger/Getty Images)

“Pas një operacioni të suksesshëm dje (e hënë), André Gomes tani është liruar nga spitali dhe do të vazhdojë rehabilitimin e tij nën kujdesin e ekipit tonë mjekësor”, thuhet në komunikatën e klubit.

Lojtari pritet të mungojë nga 12 deri në 24 muaj, varësisht nga mënyra e rikuperimit.

Heung Ming Song ishte ndëshkuar me karton të kuq për ndërhyrjen ndaj tij. /Telegrafi/