Telegrafi

Pas ofertave të shumta, Eriksen merr vendim për të qëndruar në Ligën Premier

Mesfushori i Brentfordit, Christian Eriksen dëshiron të qëndrojë në Angli ndërsa përgatitet të largohet nga ‘Bletët’ pas ofertave nga klubet e mëdha angleze.

Sipas Daily Mail, Eriksen dëshiron të qëndrojë në Ligën Premier sezonin e ardhshëm, në vend që të largohet jashtë vendit.

Ai aktualisht është me pushime dhe po merr kohën e tij për të peshuar ofertat e kontratave nga tre pretendentët kryesorë për nënshkrimin e tij: Brentford, Tottenham Hotspur dhe Manchester United.

Lexo po ashtu Manchester United futet në garë për transferimin e Eriksen

Mesfushori 30-vjeçar është shumë i kërkuar pas një rikthimi mbresëlënës në aksion për Brentford në gjysmën e dytë të sezonit 2021/22.

Një rikthim te Spurs do të nënkuptonte futboll në Ligën e Kampionëve për Eriksen, ndërsa te Unitedi ai kërkohet nga menaxheri Erik ten Hag, i cili mirëpriti danezin për një periudhë stërvitore në Ajax sezonin e kaluar.

Me Brentfordin, oferta e tyre do ta bënte Eriksenin lojtarin e tyre më të paguar. /Telegrafi/