Telegrafi

Pas një viti si i papunë, Gattuso afër rikthimit në zejen e trajnerit – por tani në La Liga

Gennaro Gattuso (Getty Images/Guliver)

Eksperienca e fundit e Gennaro Gattusos në stolin e një skuadre është ajo me Napolin e cila përfundoi pa shumë bujë në majin e vitit 2021.

Prej asaj kohe, ish-tekniku i Milanit është i papunë dhe këtë sezon e ka ndjekur nga shtëpia e jo në rolin e protagonistit.

Mirëpo, nga sezoni i ardhshëm, 44-vjeçari është gati të rikthehet në krye të detyrës e t’i japë fund pushimeve.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Gennaro Gattuso

Sipas asaj që raporton prestigjiozja Goal.com, tekniku italian ka nisur bisedimet e para me pronarin e Valencias, Peter Lim.

Trajneri aktual i spanjollëve, Jose Bordalas është shumë pranë lamtumirës dhe klubi i La Liga ka zgjedhur Gattuson si të duhurin për të rikthyer skuadrën në një nivel konkurrues pasi në tre sezonet e fundit, Valencia nuk ia ka dalë të kualifikohet në gara evropiane.

Në rast se bisedimet mes palëve mbyllën me sukses, atëherë Gattuso do të provonte për herë të parë një eksperiencë spanjolle pasi më parë tekniku ka drejtuar vetëm në Itali, Greqi dhe Zvicër. /Telegrafi/