Site icon Telegrafi

Pas një superndeshjeje, Bad News Eagles mposhtet nga ekipi i shtatë në ranglistën botërore NiP

Përfundon rrugëtimi i ekipit shqiptar bNe, në turneun e Blast Premier Spring Showdown, pas një ndeshjeje të ngushtë kundër ekipit NiP, me rezultat të përgjithshëm 2-1 me mapa.

Ndeshja filloi me dominimin e ekipit shqiptar, ku me lehtësi e fituan mapin e zgjedhur nga ta, ‘Mirage’ me rezultat 16-6.

Mapi i dytë filloi me dominimin të ekipit shqiptar gjithashtu, duke përfunduar pjesën e parë të mapit ‘Ancient’ me rezultat 11-4, por ekipi suedez NiP arriti që të kthehej duke e përmbysur rezultatin dhe duke e përfunduar mapin në të mirë të tyre me rezultat 16-12.

Mapi i tretë dhe ai vendimtari ‘Inferno’ ishte edhe më shumë në favor të ekipit Bad News Eagles, pjesën e parë e përfunduan me rezultat 12-3 pas një ‘T-side’ të mrekullueshëm, por ekipi NiP arriti të rikthehej edhe njëherë duke e dërguar ndeshjen në vazhdime me rezultat 15-15, më pas ekipi suedez arriti që ta përmbyllë sfidën në favor të tyre me rezultat 19-17.

Ekipi shqiptar tashmë është eliminuar nga turneu i Blast Premier, por edhe një herë dëshmuan se mund të përballen me ekipet më të mira të botës dhe nëse vazhdojnë këtë lojë, mund të befasojnë shumë ekipe të mira gjatë turneut më të madh të CS:GO. /Telegrafi/

 

Exit mobile version