Një shpërthim i tmerrshëm ka shkaktuar dëmtime të mëdha në një restorant në Beogradin e Ri.
Si pasojë, dy persona janë lënduar lehtë, shkruajnë mediat serbe, përcjell Telegrafi.
Siç bëhet e ditur më tej, punëtorët në fjalë kanë qenë në kuzhinë në momentin e shpërthimit, i cili supozohet se ka qenë nga një bombolë gazi.
Raporti për shpërthimin është marrë pak para orës 22:00 ndërkohë që aty janë parë shërbimet e zjarrfikësve dhe jo vetëm. /Telegrafi/