Telegrafi

Pas një nate me emocione të pafundme, ekipi shqiptar në CS:GO, Bad News Eagles kualifikohen në BLAST Premier

Suksesi i ekipit shqiptar në CS:GO nuk ka të ndalur, shkruajnë historinë edhe një herë dhe arrijnë të kualifikohen në një tjetër turne të madh të CS:GO.

Ekipi i Bad News Eagles ka mposhtur sot (e diel) ekipin bullgar SKADE, për të siguruar vendin për në turneun Blast Premier European Spring Showdown, duke fituar gjithashtu çmimin prej 5.000 euro.

Ndeshja finale ishte përplot me emocione dhe befasi, ku lojtari i Bad News Eagles, Genc “gxx-” Kolgeci ka treguar një lojë fantastike duke e ndihmuar ekipin në fitore 2:1 në mapa.

Lexo po ashtu Mposhtin ekipin nga Serbia, Bad News Eagles shkruajnë historinë pasi kualifikohen në PGL Europe RMR

Sfida e radhës për ekipin shqiptar do të jetë turneu Blast Premier European Spring Showdown, ku do të garojnë për çmime rreth 61.000 euro dhe një vend në turneun me skuadrat më të mira të botës, Blast Premier Spring Finals 2022, ku do të ketë shpërblime në vlerë rreth 384.000 euro.

Me këtë fitore Bad News Eagles i shtohet listës së ekipeve, ku bëjnë pjesë ndër ekipet më të mira të botës, si Heroic, Astralis, NiP, Movistar Riders.

Vlen të ceket se ekipi Bad News Eagles është kualifikuar edhe për në kualifikimet e Evropës për në PGL ANTWERP MAJOR.

Lista e lojtarëve të ekipit Bad News Eagles

Flatron “juanflatroo” Halimi
Dionis “sinoppsyy” Budeci
Genc “gxx-” Kolgeci
Rigon “rigoN” Gashi
Sener “SENER1” Mahmuti
Klesti “stikle-” Kola (Trajner)

/Telegrafi/