Site icon Telegrafi

Pas ngrënies ushtroni!

Në një studim kanë participuar një numër i madh vullnetarësh me moshë mesatare 25-vjeçare, të cilët kishin shprehi të ngrënies së ushqimit të bollshëm, p.sh. për mëngjes hanin vezë, suxhuk dhe patate të skuqura. Për dallim nga kjo, gjatë kohës së eksperimentit, ata janë ushqyer edhe nga ‘menyja e shëndetshme’: musli, qumësht gjysmë-yndyror dhe lëng portokalli.

Gjatë kohës së testimit, participantët menjëherë pas ushqimit të preferuar të tyre u janë nënshtruar ushtrimeve për një orë. Rezultatet biokimike të analizës së gjakut kanë qenë dukshëm më të mira se sa ato gjatë kohës kur kishin ngrënë ushqim të shëndetshëm.

Kjo lë të kuptohet se aktiviteti sportiv në mënyrë të jashtëzakonshme ndikon në metabolizmin e yndyrave dhe me ushtrimet në kohë të caktuar (menjëherë pas ushqimit) mund të anulohen efektet negative të një ushqimi ‘të gabuar’.

Ky efekt pozitiv i ushtrimeve menjëherë pas ushqimit, shpjegohet me faktin që gjaku pas aktivitetit fizik qarkullon më shpejt dhe nuk lejon grumbullimin e yndyrave në enët e gjakut. /Telegrafi/

Exit mobile version