Site icon Telegrafi

Pas Neuer e Costa, Bayerni mbetet edhe pa Mullerin

Pas portierit Manuel Neuer dhe brazilianit Douglas Costa, në listën e lojtarëve të dëmtuar së fundmi Bayern Munichit i është shtuar edhe Thomas Muller.

I pari ka kryer një operacion në këmbë para pak ditësh dhe do t’i duhet minimalisht edhe një javë kohë të kthehet në dispozicion të skuadrës.

Douglas Costa nga ana tjetër, ka probleme në gju dhe me shumë mundësi do të humbasë edhe sfidën e parë të çerekfinaleve të Ligës së Kampionëve ndaj Real Madridit.

Ndërkohë sulmuesi Thomas Muller autori i një dy golave në ndeshjen e fundit ndaj Augsburgut ka pësuar një dëmtim dhe do të humbasë dy sfidat e ardhshme të Bundesligës, duelin e mesjavës ndaj Hoffenheimit dhe klasiken ndaj Dortmundit që do të zhvillohet në fundjavë.

Në pikëpytje e madhe është edhe ndeshja ndaj Real Madridit, por për ëktë ai do të ketë pushim që të jetë sa më i gatshëm për këtë ndeshje. /Telegrafi/

Exit mobile version